Turqia ka pezulluar të gjitha linjat ajrore me Italinë , për shkak të emergjencës së krijuar nga koronavirusi në shtetin fqinj ditët e fundit.
Ky njoftim u bë i ditur nga Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca përmes një postimi në profilin e tij në Twitter.
E njëjta masë është marrë për fluturimet me Korenë e Jugut dhe Irakun. Ndërkohë që më herët Turqia kishte ndaluar udhëtimet drejt Iranit.
Ditët e fundit, Ministria e Jashtme e Turqisë kishte këshilluar qytetarët që të mos shkojnë në rajonet italiane ku koronavirusi është përhapur. Turqia nuk ka konfirmuar asnjë rast të infektuar me koronavirus në vend.
Burimi: Tgcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA