Futbollisti i Real Madritit Vinicius Jr ka qenë së fundmi në vëmendje për shkak të komenteve e mesazheve që i dërgonte reperes shqiptare, Taynës. Vinicius publikoi një video duke dëgjuar këngën e reperes, më pas filloi ta ndjekë në Instagram dhe i kërkoi të mbante një shfaqje në Brazil.
E ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan”, në lojën “Ndaje ose haje”, Tayna është detyruar të tregojë publikisht mesazhet me Viniciusin.
“Gjuajtje të mira”, i kishte shkruar reperja. “Të pëlqyen?”, e pyeste futbollisti.
“Po”, ishte përgjigja e Taynës dhe kaq ishte biseda mes tyre.