Mbrëmjen e sotme Georgina Rodriguez dhe Alketa Vejsiu prezantuan natën e tretë të festivalit të Sanremos. Georgina, e cila prezantoi në pjesën e parë, nuk di italisht dhe për këtë arsye tha vetëm emrat e këngëtarëve. Nga ana tjetër Alketa ia mori fjalës dhe çuditi Amadeusin!
Para se të niste prezantimin, ajo mbajti fjalim duke përshëndetur shqiptarët dhe duke falenderuar televizionin italian. Po ashtu moderatorja u shpreh se për të është një arritje e madhe të prezantojë në Sanremo.
Amadeus u çudit nga shpejtësia e Alketës dhe nga italishtja e saj e rrjedhshme. Megjithatë nga kohëzgjatja e fjalimit të saj, moderatori i tha me shaka “Mund të prezantojmë një këngë ose po deshe vazhdojmë flasim, fundja unë sonte në dy të natës e mbyll.”
Alketa e përfshirë nga emocionet, kishte ende gjëra për të shtuar. “Ja sa të them dhe diçka tjetër”, u përgjigj ajo.