Erëzat që gjenden në dollapin tuaj, mund të jenë po aq efektive sa barnat që blini në far. maci, kur vjen puna për parandalimin dhe trajtimin e sëm. undjeve të ndryshme.
Hulumtimet vazhdimisht tregojnë se shumë erëza dhe bimë kanë cilësi mjekësore dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e çdo sëm. undjeje, duke filluar nga kan. ce. ri deri tek i ftohti i zakonshëm.
Ne po ju prezantojmë me shtatë prej tyre:
Xhenxhefili
Vetitë e xhenxhefilit për të luftuar sëm. undjet datojnë që nga shekulli i katërt para erës së re. Shfrytëzojeni atë në sallatë, supë apo çaj.
Kanella
Lufton diabetin e tipit 2. Studimet tregojnë se kanella përmban një sub. stancë që mund ti ndihmojë qelizat ti përgjigjen insulinës. Rezultati? Një zvogëlim i niveleve të sheqerit në gj. ak me një mesatare prej 18 për qind në 29 për qind, sipas një studimi të fundit pakistanez.
Rozmarina: Përmirëson kujtesën
Duhet të filloni ta përdorni më shumë në sallatë, ose tek çaji teksa ky i fundit zien.
Hudhra: Redukton kolesterolin
Një rishikim i disa studimeve të Institutit Linus Pauling zbuloi se njerëzit që morën hudhër për tre muaj kishin një reduktim prej 6 për qind në 11 për qind në kolesterolin total.
Për shkak se hudhra është një antioksidant, mund të parandalojë oksidimin e kolesterolit në arterie.
Arrëmyshk: Zvogëlon presionin e gja. kut
Kjo erëz ndihmon në shpërndarjen e gja. kut në mënyrë të barabartë në të gjithë trupin, duke reduktuar presionin e përgjithshëm.
Shafrani i Indisë: Frenon inflamacionin
Shafrani i kuq ul inflamacionin në trup që shkakton dhi. mbje. Curcumin, një komponent në shafranin e Indisë, pengon enzimat e qelizave që kontribuojnë në inflamacion.
Trumza: Lehtëson kollën
Trumza është një antispazmik, i cili ndihmon me periudhat e kollitjes pa ndërprerje. Vetitë antiseptike të trumzës, e bëjnë atë shumë efektive kundër inflamacionit të fytit, të cilat mund të shkaktojnë kollitje.