Bukuria përfundimisht është e trashëgueshme dhe Linda Flloko, e bija e aktorit Timo Flloko dhe regjisores Vera Grabocka e dëshmon këtë më së miri.
Ndonëse vitet kanë kaluar dhe ajo është bërë dhe nënë e dy djemve, duket se Linda, ashtu si dhe e ëma, sa vjen e rinohet.
Në disa foto të reja të postuara nga grimierja Lili Ismaili, e bija e artistëve, që jeton së bashku me familjen e saj prej vitesh në SHBA, duket thjesht e mahnitshme.
Me një portret tepër të freskët, linja trupore në super formë dhe joshëse, Linda Flloko ka rrëmbyer menjëherë komplimenta të shumtë në seksionin e komenteve.