Gjermania do të testojë 100,000 njerëz përgjatë javëve në vazhdim, për të parë nëse janë infektuar apo jo. Kjo masë, vjen si rrjedhojë e bllokimit të punës. Për këtë arsye, 100.000 puntorë do të testohen dhe në rast se e kanë kaluar Covid 19, do të rikthehen në punë. Në Britani kjo masë nuk është aprovuar akoma, por pritet që të ndiqet shembulli i Gjermanisë.
Referuar testimit që do realizojë Gjermania, Jonathan Ashworth tha:
Gjermania duket se po udhëheq rrugën e testimit dhe ne kemi shumë për të mësuar nga qasja e tyre. Çdo ditë Gjermania analizon rreth 100,000 teste, 10 herë më shumë sesa Britania. Por ekziston frika se një mungesë globale e kimikateve të përdorura për të analizuar testet, mund të pengojë kontrollin e pandëmisë.
BioSure, një prej firmave në bisedime me qeverinë britanike për të bërë 17.5 milion milion teste shtëpiake, i është kërkuar të përgatitet për të rritur prodhimin. Gjermania po planifikon gjithashtu të testojë 200,000 njerëz në ditë për koronavirusin, me shpresën që të ketë suksesin e Koresë së Jugut në ngadalësimin e pandemisë. Shifrat zyrtare në Gjermani tregojnë se 60,000 njerëz janë infektuar. Numri i të vdekurve është afro 600.
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania