A e keni pyetur ndonjëherë veten se si do kishit vepruar nëse do kishit gjetur një portofol ose një send personal në rrugë ose në ndonjë vend tjetër?
Me siguri që një pjesë do të shihnin ç’kishte brenda dhe ndoshta mund të merrnin paratë, por sigurisht që do të ketë dhe nga ata që do të kërkonin për personin që i ka humbur për t’ja dorëzuar.
Vlen për t’u theksuar që në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur mesazhe të panumërta kur qytetarë të ndryshëm nga e gjithë Shqipëria kanë raportuar sendet e humbura, që kanë gjetur rastësisht.
I tillë është edhe rasti i një qytetari në Tiranë, i cili ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se ka gjetur një portofol në një kantier ndërtimi.
Ai shprehet se portofolin e ka gjetur tek pompa e betonit, ndërsa brenda saj gjendej një shumë prej 470 eurosh dhe dokumentacione bankare të një personi me mbiemrin Durmishi.
Ai e ka lënë sërish portofolin aty ku e ka marrë, ndërsa njoftoi publikisht të zotin se i ka të njëjtin vend ku i ka humbur të gjitha paratë dhe sendet personale.
Mesazhi i qytetarit:
Mirdita JOQ kam gjet qet kuleten ne baustell tek pompa e betonit me 470 euro edhe disa dokumente banke emri A.Durmishi kuleten e keni pa prek veq i kam kqyr tek dokumentat edhe i njeha sa para jan aq do i ket ju faleminderit.”