Lajme

Gjikolli pas udhëtimit treditor me biçikleta në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Bukuritë që i kemi parë, nuk përshkruhen as në përralla (Foto)

Anëtari i Shoqatës Bjeshkatare ‘Gjeravica’, Raif Gjikolli, ka thënë për Telegrafin se udhëtimi i bërë me biçikleta në tri shtete, Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, ka qenë një ndër udhëtimet më të mira që ai ka pasur.

Ai për Telegrafin tha se udhëtimin treditor me biçikleta, së bashku me anëtarët e tjerë të shoqatës e kanë filluar nga Çakorri.

“E veçanta e gjithë udhëtimit është që kemi kaluar gjithë Malësinë e Madhe, jemi nisur nga kufiri i mbyllur që është në Çakorr, kemi marrë leje si turistë për të kaluar në Mal të Zi, pastaj kemi kaluar në Plavë e Guci dhe kemi dalë në Lepushë”.

Udhëtimin në ditën e dytë, Gjikolli tha se e kanë filluar nga Lepusha, për të vazhduar më pas në Tamara dhe te Leqet e Hotit.

Gjikolli tha së këto tri zona të vizatuara ishin shumë atraktive.

Pas këtyre tri zonave, ai thotë se ditën e tretë e kanë filluar nga Tuzi.

“Kemi dalë në Tuz-Virpazar-Kraja-Vladimir-Ulqin. Në Vripazar është diçka që as në përralla nuk mund të përshkruhet bukuria e saj. E veçanta ishte se atje kishte shqiptarë e malazezë, katolikë e myslimanë, kombinim që nuk kam parë askund. Në Krajë ishte interesante shumë për shkak se ishte zonë e cila kishte shumë gështenja – e papërshkueshme sa bukur. Kur e kanë kuptuar se jemi shqiptarë na kanë ndaluar dhe na kanë dhënë ushqim, sepse nuk ishin mësuar të shohin turistë shqiptarë”, ka thënë Gjikolli për Telegrafin.

Gjikolli shtoi se nuk kanë pasur asnjë vështirësi gjatë rrugës dhe tha se bukuritë që i kanë parë, kanë bërë që të harrojnë lodhjen nga udhëtimi me biçikleta.

Por ky udhëtim tre ditorë nuk do të jetë i fundit, ai paralajmëroi edhe një udhëtim me biçikleta drejt Shqipërisë.

“Brenda një muaji do t’i bëjmë vizitë edhe liqenit të Ohrit, Pogradecit dhe asaj pjese në Shqipëri”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top