Frika dhe paniku nga koronavirusi është e madhe edhe në vendin tonë. Teksa në Itali raportohet se janë shënuar tri viktima nga ky virus, avokati Altin Goxhaj ka dalë në një intevistë me maskë në fytyrë.
Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj ka shkruar se pushtimi i koronavirusit po vjen dhe se qeveria i ka ‘’hequr shulat pushkëve’’ të mjekësisë.
Më pas në këtë postim ai shton laboratorët janë asgjesuar për t’ia dhënë me koncension Vilmës, e cila nuk ka kontratë për koronavirusin.
Mes rreshtat ai shkruan se nëse do plasë virusi në Shqipëri do të përfundojmë si minjtë në çark të izoluar nga e gjithë bota se na i dinë kapacitet menaxhuese dhe do përfundojmë duke ngrënë njeri-tjetrin.
Gjithashtu në postimin e tij Goxhaj kërkon që Presidenti që nesër të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare ku të paraqitet një raport transparent se çfarë masash konkrete janë marrë dhe vete Presidenti me personelin e tij t’i verifikojë në terren.
Postimi i plotë:
Pushtimi i KORONAVIRUSIT po vjen ndersa Qeveria i ka “hequr shulat pushkeve” te mjekesise! Laboratoret jane asgfjesuar per tja dhene me koncension Vilmes e cila nuk ka kontrate per koronavirusin! Asnje pajisje per kontrolle te shpejta ne aeroporte, porte apo pika kufitare! Karantina ne mes te Kavajes eshte fabrike shperndarje e koronavirusit dhe jo izolimi! Tashme as maska nuk gjenden ne farmaci! Ne plaste virusi ketu do te perfundojme si minjte ne cark te izoluar nga gjithe bota se na i dine kapacitetet menaxheriale dhe do hame njeri tjetrin! Cfare duhet te bejme?! – Te pakten te filloje puna qe neser per pajisjen urgjentisht me maska per ata qe kane kontakt te shpeshte me njerezit: Fatorinot, shitesit, punonjesit e sporteleve dhe recepsioneve (bankat, posta, sherbimet shteterore, etj), kamarieret etj. Perderisa Qeveria na ka braktisur pronaret le ti blejne ne Kosove, Mal te Zi, Greqi apo Maqedoni, apo ti porosisin online por jo prodhime te kompanive kineze por te Amazon psh! – Te blihen urgjentisht pajisjet e kontrollit te shpejte! – Te caktohen si qendra karantine reparte ushtarake te izoluara dhe jo spitali i Kavajes! Te konfiskohen loboratoret e Milves nese refuzon ti pershtase per kontrollin e koronavirusit! – Te nxirret urgjentisht nje spot ne cdo TV qe te transmetohet pa ndalese me keshilla per qytetaret ne cdo TV. Qytetaret te mesojne te lajne duart me sapun 30 here dita pas cdo kontakti me njerezit, parane, etj! S’do qe keq te mbanin doreza njeperdorimshe! Ne shkolla tu jepen keshilla nxenesve! Njerezit te shmangin vendqendrime publike! – Presidenti qe neser te therrase Keshillin e Sigurise Kombetare ku te paraqitet nje raport transparend se cfare masash konkrete jane marre dhe vete Presidenti me personelin e tij ti verifikoje ne terren! P.s. Nuk harrova te them se plehrat qe na qeverisin dhe sejmenet e tyre jane plehrat me te medha se nuk kane dhembshuri as per femijet dhe te afermit e tyre dhe le me per ne! Jane tamam plehrat e Serbit te rekrutuara nga Soros qe kane synim realizimin e Axhendes Soros per Rrenimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqiperise dhe Ripopullimin e saj me afroaziatike!!!