Lajme

Greta Thunberg nominohet për çmimin Nobel për Paqen

Greta Thunberg është nominuar për çmimin Nobel për Paqen. Adoleshentja është prezantuar nga politikanët suedezë, Jens Holm dhe Hakan Svenneling, të Partisë së Majtë të vendit.

Ata thanë se ambientalistja 17-vjeçare ka punuar ‘shumë për t’i bërë politikanët të hapin sytë nga kriza e klimës’, duke shtuar se: “Aksioni për zvogëlimin e emetimeve tona dhe respektimin e Marrëveshjes së Parisit është pra një veprim i të bërit paqe”.

Kjo vjen pasi aktivistja e re u emërua nga ‘Revista TIME’ si Personazhi i Vitit për vitin 2019 dhe më pas një pemë në Australi mori emrin e saj.

Në një artikull që shpjegoi pse Thunberg ishte emëruar si Personazhi i Vitit, kryeredaktori i TIME Edward Felsentha shkroi: “Kur ajo dëgjoi për herë të parë për ngrohjen globale si një tetë vjeçare, Thunberg thotë se mendoi: “Kjo nuk mund të ndodhë, sepse nëse kjo po ndodhte, atëherë politikanët do të kujdeseshin për të”.

Ajo u bë personazhi më i ri ndonjëherë që iu dha titulli prestigjioz. Dhe vetëm muajin e kaluar, Këshilli i Qytetit të Mançesterit e nderoi Gretën duke e emëruar si një prej tyre.

Këshilli vendosi një sondazh për publikun për të emëruar flotën e saj të re të kripores (kamionet me kripë), të cilët janë jashtë dhe përreth qytetin verior këtë dimër. Ajo si duket kapi imagjinatën publike sa duhet, për të frymëzuar emërtimin e njërit prej tetë kamionëve të këshillit, i cili do të quhet Gritter Thunberg.

Kamioni i kripës së Gretws është vetëm maja e ajsbergut; disa të tjerë të përfshirë në flotë janë Spreaddie Mercury (padyshim pas Freddie Mercury), Grit Astley (pas Rick Astley, megjithëse ky duket pak a shumë i arritshëm), dhe Snowel Gallagher, pas Oasis ‘Noel Gallagher.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top