Lajme

Hapja e negociatave/ Analiza e “Le Monde”: Macron gati për “Po-në” për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shqipëria në vitin 2019, mori dy herë përgjigje negative nga Komisioni Evropian dhe tashmë pritet Samiti i Zagrebit në prill të vitit 2020. Franca ishte një nga vendet që refuzoi Shqipërinë, duke bllokuar integrimin drejt BE-së. Por sot media franceze “Le Monde”, ka bërë një analizë në lidhje me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke thënë se Franca është e gatshme që të rishikoj qëndrimin e saj.

Charles Michel, Kryetari i Këshillit, konfirmoi se “nëse gjejmë një marrëveshje për modernizimin e procesit të zgjerimit, unë besoj se është e mundur të zhvillohet”. Më tej citohet dhe një deklaratë e Presidentit të Francës, Emanuel Macron, i cili i ka thënë kryeministrit të Kroacisë se Franca është e gatshme të zhvillohet nëse ndryshon metoda e negociatave, do ketë një vendim tjetër për Shqipërinë.

Sot, Presidenti i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ishte i kujdesshëm dhe tha “nuk ka nevojë të ndryshoni rregullat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ndërsa konfirmoi se Komisioni po përgatitej të bënte propozime për një ndryshim në metodologji. “Ne duam ta bëjmë Zagrebin një sukses“, tha Macron pas takimit të tij në Paris me Plenkovic, duke iu referuar samitit që do të bashkojë BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në maj në kryeqytetin Kroat.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top