Lajme

Hel mohen përsëri nxënësit në Fier, mbi 30 shtrohen në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë në gjimnazin Janaq Kilica në Fier.

Dhjetëra nxënës janë hel muar dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Sipas një mesazhi dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, mësohet se 30 nxënës janë hel muar dhe janë nën kujdes mjekësor ndërkohë që mendohet se numri i të dëmtuarve është edhe më i lartë.

Po ashtu sipas qytetarit në vendngjarje kanë mbërritur mbi 20 ambulanca të cilat kanë dërguar nxënësit e hel muar drejt urgjencës. Ai bën me dije se shkak për këtë he lmim është bërë shpërthimi i kaldajës.

Një ngjarje e ngjashme u shënua vetëm disa ditë më parë po në të njëjtin gjimnaz në Fier ku 6 nxënës u hel muan dhe u dërguan me urgjencë në spital.

E pyetur nga faxweb, një nxënëse e shkollës ka deklaruar se duket sikur e gjitha kjo është e qëllimshme.

Ajo tregon se u ndje një aromë e rëndë dhe ka akuzuar shtetin për mos reagim dhe mos marrjen e masave.

Ndërkohë mësohet se nxënësit e shkollës, mësuesit dhe prindërit janë vërtet të tronditur.

Më poshtë mesazhi i plotë i qytetarit nga vendngjarja për JOQ Albania:

Live në Fier hel mohen nxënës kanë ardhur mbi 20 ambulanca. Është gjimnazi Janaq Kilica, ka plasur kaldaja dhe janë shtruar të paktën 30 nxënës. Kisha çunin e tezes te ajo klasë dhe më tha t ë paktën 20 veta i mori ambulance. Plasi kaldaja përsëri si para një jave, të he lmuar janë rreth 40 nxënës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top