Lajme

Hiqet taksa, vendoset reciprociteti me Serbinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur në konferencë për medie se taksa ndaj produkteve serbe do të hiqet tërësisht dhe do të zëvendësohet me reciprocitet.

Kurti do të hyjë në fuqi sot para mesnatës dhe do të mbetet deri më 15 qershor kur do të bëhet një vlerësim se si ka ecur vendimi sa i përket implementimit, thotë Kurti.

Më herët taksa ishte hequr vetëm për produkte të lëndës së parë që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kurti tha se masa e reciprocitetit është në vijë me marrëveshjen e CEFTA’s dhe praktikat tregtare europiane. /Express/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top