Ky është horoskopi për ditën e enjte 13 shkurt 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.
Dashi
Mundohuni që të shmangni debatet! Në dashuri do të përjetoni pasion të madh dhe momente të paharrueshme. Ndërkohë do të kërkoni edhe siguri te partneri/ja. Ndërsa në punë, shmangni zgjedhjet e guximshme.
Demi
Kjo e enjte do të jetë mjaft e favorshme sa i takon dashurisë, ku mund të jetoni një pasion të rrëmbyer. Do të ketë rikuperim qetësie. Ndërsa në punë besojini instinktit dhe do të mbyllni çështje me leverdi.
Binjakët
Nëse në dashuri mendoni se ka diçka për të sqaruar më mirë bëjeni tani, pasi do e keni më të lehtë. Edhe në punë gjërat do të ecin më mirë dhe situatat që dukeshin të vështira do të zgjidhen.
Gaforrja
Do të ishte mirë që të shmangnit situatat stresuese në sferën sentimentale, për shkak se mund të provokoni probleme të cilat do të zgjasin shumë gjatë. Në punë, me gjasë do ju duhet të përvishni mëngët për përballimi e situatës.
Luani
E enjtja do të jetë mjaft pozitive në dashuri, ku do të ketë rikuperim të ndjeshëm. Një miqësi mund të kthehet në diçka më shumë. Tregohuni të kujdesshëm sa i takon financave.
Virgjëresha
Ju pret një periudhë pozitive në dashuri, ku nuk do të mungojnë emocionet dhe romanticizmi. Në punë, ka shumë mundësi që të zgjidhni disa probleme të mbartura në kohë.
Peshorja
Kjo nuk është një periudhë e mirë për dashurinë. Mund të ketë probleme dhe tensione. Në punë duhet të sqaroni disa gjëra. Ndoshta duhet më shumë përkushtim, apo duhet të detajoni më mirë një projekt.
Akrepi
Historitë e reja të dashurisë mund të përballen me vështirësi, ndërsa ato më të konsoliduara, do të shfaqin dashurinë. Në punë mund të ketë ndryshime, edhe pse mund të mos i doni.
Shigjetari
Kjo periudhë është mjaft e ngarkuar me emocione, ku diçka mund të lind papritur. Shumë gjëra do të varen nga ju, sidomos ato që i kërkoni vërtetë. Në punë do të ketë pak tension.
Bricjapi
Dita do të jetë nën ritmin e duhur dhe e mbushur me nervozizëm në dashuri për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës dhe Venusit. Mund të përjetoni emocione të vogla pozitive, ndoshta një telefonatë që do ju mbushë zemrën. Ndërsa në punë, ka një vështirësi që duhet kaluar, ndaj duhet durim.
Ujori
Ju pret një ditë pozitive në dashuri, ku Hëna do të ketë ndikim mjaft të favorshëm, shkruan noa.al. Ndërsa në punë kush dëshiron ndryshim, do e realizojë, veç kujdes me çështjet financiare.
Peshqit
Dashuria do të kthehet protagoniste e ditës, pas një periudhe të errët që keni kaluar në fushën e ndjenjave. Mundohuni që të mos e lini punën pas dore, pasi mund të ketë probleme në sferën financiare. /a.y/noa.al