Ky është horoskopi për ditën e hënë 17 shkurt 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.
Dashi
Ju pret një ditë pozitive në dashuri në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit dhe Hënës. Parashikohen takime mjaft të favorshme dhe interesante. Në punë, mund të ketë diçka e cila duket se nuk po ecën siç duhet.
Demi
Në dashuri do të ketë përmirësim të ndjeshëm gjatë kësaj të hëne, ku nëse keni kaluar një krizë do arrini që ta lini pas. Sjellja juaj është e duhura, ndaj pjesa e dytë e muajit do ju shohë mjaft të suksesshëm. Në punë, mund të zgjidhni një problem të mbartur.
Binjakët
Dashuritë e reja janë mjaft të favorizuara, ku do të jeni mjaft të kërkuar. Në punë do të jeni në kërkim të zgjidhjeve, ku do ju duhet që të çoni përpara zgjedhje dhe projekte, të mbështetur nga yjet.
Gaforrja
Mundohuni që të gjeni pak qetësi në dashuri. Nëse keni përjetuar momente tensioni, bëni mirë që të shtrini dorën për të zgjidhur një problem. Në punë mund të ketë ndonjë tension.
Luani
Ndikimi i favorshëm i Hënës, mund të sjellë ndonjë surprizë të bukur në dashuri. Emocione të bukura ju presin. Në punë, nëse do ju besohet diçka e re, pranoni pa hezitim.
Virgjëresha
Ju pret një fillim javë mjaft pozitive në dashuri, ndaj nëse ju intereson dikush është momenti i duhur për të bërë përpara. Mos i nënvlerësoni takimet e reja. Në punë, Mërkuri do të ketë ndikim të kundërt, gjë që mund të shkaktojë probleme ekonomike.
Peshorja
Ju presin tensione gjatë kësaj të hëne, sidomos nëse ndiheni nën presion dhe mendoni se partneri/ja, kërkon shumë. Në sferën profesionale do të ketë të reja të rëndësishme, sidomos nëse punoni të pavarur.
Akrepi
E hëna do të jetë një ditë e trazuar në dashuri. Bëni mirë që të sheshoni tensionet dhe keqkuptimet, pasi në ditët në vijim, situata do të përmirësohet. Bëni kujdes me shpenzimet.
Shigjetari
Yjet ju mbrojnë në dashuri, ndaj shfrytëzojeni këtë ditë për të çuar përpara disa çështje të rëndësishme në familje. Në punë mund të ketë debate, të cilat do të zgjidhen në favorin tuaj.
Bricjapi
Ky nuk është momenti i dashurive të mëdha, ndaj ju duhet të prisni. Kjo pasi në këtë periudhë mund të ketë kontraste dhe kundërshti. Në punë, duhet të nisni projekte afatgjata.
Ujori
Yjet favorizojnë takimet, sidomos për gjithë ata që janë vetëm. Lajme të mira priten në vijim, shkruan noa.al. Sa i takon punës, mund të ketë zvillime pozitive, ndaj synoni më të mirën dhe përvishni mëngët.
Peshqit
Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm në dashuri, pasi ndikimi i kundërt i Hënës mund të shkaktojë tensione në raportin në çift. Ndërsa sfera profesionale do të ecë më mirë, në sajë të ndikimit pozitiv të Marsit. /a.y/noa.al