Hipokrati, babai i mjekësisë perëndimore, e rekomandonte hudhrën për shumë probleme shëndetësore. Ai thoshte “lëreni ushqimin të jetë ilaçi dhe ilaçin të jetë ushqimi”. Tani shkencëtarët kanë zbuluar se hudhra ndihmon ngadalësimin e plakjes.
Hudhra mund të jetë një mjet i dobishëm për të vr arë vampirët, por ajo është gjithashtu një mike e mirë e jetëgjatësisë te njerëzit në më shumë se një mënyrë, kanë zbuluar shkencëtarët.
Ata thonë se një përbërës te hudhra ofron mbrojtje për trurin kundër plakjes dhe sëm undjeve. Madje edhe mund të parandalojë sëm undjet neurologjike që lidhen me moshën si Alzheimeri dhe Parkinsoni.
Kërkuesit nga universiteti i Mizurit zbuluan se një karbohidrat në superushqimin është çelësi.
“Hudhra është një nga përbërësit më të konsumuar në ushqim”, tha Zezong Gu, profesor i asociuar i patologjisë dhe shkencave anatomike në Shkollën e Mjekësisë dhe njëkohësisht autor i studimit.
“Shumica e njerëzve e mendojnë si një ‘superprodukt’ sepse përbërësit që përmbajnë squfur te hudhra janë të njohur si burim i shkëlqyer antioksidant dhe mbrojnë organizmin nga prekja prej sëmu ndjeve.
“Shkencëtarët ende po zbulojnë mënyra të ndryshme sesi trupi i njeriut përfiton prej hudhrës”, – tha ai. “Kërkimi ynë u përqendrua në një karbohidrat të prejardhur të hudhrës të njohur si FruArg dhe roli i këtij ushqimi bën përgjigje mbrojtëse për imunitetin.
Skuadra e Gusë analizoi aftësinë e përbërësit për të penguar – madje përmb ysur – dëmtimin e qelizave të trurit prej presionit të ambientit rrethues. Ky presion mund të përfshijë procesin e plakjes, duhanpirjen, ndotjen, dëmtimin traumatik në tru ose konsumin e tepërt të alkoolit.
Mikroglia është qelizë imunitare në tru dhe palcën kurrizore që është linja e parë dhe më e rëndësishme e mbrojtjes në sistemin nervor qendror.
Ndryshe nga qelizat e pjekura të trurit, që rrallë rigjenerohen vetë, qelizat mikrogliale i përgjigjen prekjes nga sëm undjet dhe presioneve të jashtme, duke u shumëfishuar.
“Duke shtuar në numër dhe duke migruar drejt një zone të dëmtuar, ato janë në gjendje t’i përgjigjen infektimit nga jashtë dhe të mbrojnë qelizat e tjera të trurit nga shkatërrimi”, tha drejtuesi i studimit, Gu.
Megjithatë, shtimi i numrit të qelizave mikrogliale nuk parandalon plakjen e trurit. Në fakt, mund të bëjë më shumë dëme sesa të mira. “Pavarësisht se është i rëndësishëm për shëndetin e qelizave nervore, qelizat mikrogliale gjithashtu prodhojnë oksid nitrik, si reagim për funksionin e tyre mbrojtës”, – sqaroi kërkuesi.
Nëse ne thjesht shtojmë numrin e qelizave mikrogliale, ne mund të rrisim sasinë e oksidit nitrik në tru. Prodhimi me tepricë i oksidit nitrik mund të dëmtojë qelizat e trurit dhe shkakton sëm undje që prekin neuronet si Parkinsoni dhe Alzheimeri.
Megjithatë lënda FruArg mund të japë përgjigje për këtë dilemë. Duke krijuar një model qelizor të stresit neurologjik dhe duke monitoruar funksionin e qelizës mikrogliale, skuadra e shkencëtarëve ishte në gjendje të studionte kontributin e FruArg në shëndetin e trurit.
“Kur presioni u aplikua te modeli, pati një rritje sipas pritshmërisë në qelizat mikrogliale dhe nënproduktin e tyre, oksidin nitrtik”, – tha Gu.
“Megjithatë, kur aplikuam FruArg, qelizat mikrogliale u përshtatën me stresin, duke pakësuar sasinë e oksidit nitrik që ato prodhonin. Për më tepër, FruArg nxiti prodhimin e antioksidantëve, që ofruan përfitime mbrojtëse dhe shëruese te qelizat e tjera të trurit”, shpjegoi shkencëtari.
Në të ardhmen, Gu dhe kolegët e tij shpresojnë të studiojnë pasojat e FruArg mbi qelizat e tjera në trup të lidhura me problemet si sëm undja e zemrës, diabeti dhe kanceri.
Dobitë e hudhrës
Hudhra është pjesë e familjes së qepës. Ajo rritet në shumë pjesë të botës dhe është një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinat e çdo familje. Megjithatë, në lashtësi, hudhra përdorej për qëllime mjekësore. Ajo është dokumentuar se përdorej në këtë aspekt prej egjiptianëve, grekëve, babilonasve, romakëve dhe kinezëve. Dobia e saj më e madhe për shëndetin qëndron te përbërësit prej squfuri.
Hudhra ka shumë vlera ushqimore, por pak kalori. Në të gjenden magnez, vitaminë B6, vitaminë C, selen dhe fibër.
Hudhra mund të luftojë sëmu ndjet, përfshirë edhe të ftohurën. Për shkak të rolit të saj si nxitëse e sistemit imunitar, hudhra mund të shkurtojë simptomat e të ftohurës nga pesë ditë në një ditë e gjysmë.
Përbërësit e hudhrës mund të ulin presionin e gjakut. Sëmu ndjet kardiovaskulare si ataku në zemër dhe infarktet janë shkaktarët kryesorë të vd ekjeve në botë dhe shkaktohen nga hipertensioni. Studimet kanë zbuluar se hudhra mund të ulë presionin e gjakut te njerëzit që e kanë atë të lartë.
Hudhra përmirëson edhe nivelet e kolesterolit, duke ulur rrezikun për sëm undje zemre. Ajo përmban antioksidantë që ndihmojnë në sëmu ndjet e pleqërisë dhe i ndihmon njerëzit të jetojnë më gjatë.
Gjithashtu, nëse merreni me sport, hudhra mund të përmirësojë performancën tuaj. Në kulturat e lashta përdorej për të shtuar kapacitetin e punës te punonjësit dhe largonte ndjenjën e ligështisë.
Hudhra bën gjithashtu mrekulli për kockat te femrat. Duke shtuar nivelin e estrogjenit, hudhra ndihmon në shëndetin e kockave dhe i mban ato të forta.