Lajme

I përlotën të gjithë, ish ekipi i Kobit bën gjestin emocional për të dhe të bijën

Të dielën e 26 janarit, legjenda e basketbollit Kobi Brajant dhe e bija 13 vjeçare Xhana, hu mbën je tën në një ak sident tr agjik me helikopter. Mbrëmjen e djeshme LeBron James drejtoi homazhet për Kobin, në ndeshjen e parë të skuadrës, Lakers.

Ekipi kujtoi karrierën 20 vjeçare të Brajantit në LA dhe lojtarët veshën bluza me numrat e tij : 8 dhe 24, bashkë me logon KB. Numri 24 i Kobit dhe fanella numër 2 e vajzës së tij, u vendosën në dy vendet ku dyshja ndoqi lojën e fundit të Lakers.

Këngëtari i njohur Usher, këndoi këngën “Amazing Grace” duke i përlotur të gjithë të pranishmit. “Ky është një festim i 20 viteve djersë, lot, rrëzimit dhe ngritjes në këmbë. Sot do të festojmë atë fëmijën që erdhi këtu kur ishte 18 vjeç, doli në pension në moshën 38-vjeçare dhe u bë babai më i mirë që kishim parë në këto 3 vite”, u shpreh James.

E shoqja e Kobit, Vanessa, ka publikuar një foto të fanellës së Xhanës, afër bluzës së të atit dhe shkruan: “Nuk ka 24 pa 2, vajza e babit, zemrat e mia, ëngjëjt e mi!”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top