Arjan Serveti është 49 vjeç dhe është prekur nga një kan/cer i rrallë. Ai vuan nga një sëmundje e quajtur “polipose nasale”, e cila është një sëmundje e përhapur në vetëm 3% të popullsisë.
Në vendin tonë, babait të tre fëmijëve nuk i kanë dhënë asnjë përqindje të vogël mundësie për t”;u shëruar e për të jetuar, për shkak se shëndetësia në Shqipëri është në kushte skandaloze. Por teksa tek ne ia kanë prerë shpresat, në shtetin fqinj, Itali, dhe më konkretisht në spitalin e Bolonjas, problematikës së tij i jepet zgjidhje lehtë fare.
Bëhet fjalë për një operacion që do t”;i shpëtojë jetën këtij burri, por që ka një kosto mjaft të lartë për të gjithë ata që nuk jetojnë në Itali. Konkretisht operacioni kushton 15 mijë dollarë, shumë që familja Serveti nuk i ka.
Jeta e tij është sa në dorë të mjekëve, edhe të njerëzve të thjeshtë. Ka qenë një i afërm i tij ai që ka kontaktuar me JOQ dhe ka bërë me dije rastin. Burri shkruan se për të ndihmuar 49-vjeçarin ka hapur një llogari në “Go Fund Me”, ku kushdo mund të kontribuojë me sado pak.
Ai shkruan:
Rasti në fjalë është burri i mbesës time dhe është diagnostikuar me tumor malinj. Në Shqipëri nuk i kanë dhënë shpresa për jetën, por në Itali e kanë garantuar me shërim të plotë. Do t”;ju ishim shumë mirënjohës nëse e bëni publike këtë për të mbledhur sado pak fonde për këtë njeri. Arjani është vetëm 49 vjeç dhe ka 3 femijë që ndoshta nesër mund të mbeten jetim.
Me dore në zemër ju lutemi të na ndihmoni me këtë fushatë sensibilizimi. Familja u”;a di shumë për nder”.
Njoftimi në GoFundMe
Si shqiptarë po ju drejtohem me zemër në dorë!
Arjan Serveti është burri i mbesës time dhe është vetëm 49 vjeç. Arjani është bashkshorti i Anilës dhe babai i 3 femijeve. Arjani është diagnostikuar me tumor dhe operiacioni i tij kushton $15000 për t”;u shëruar!
E kam nisur këtë fushatë për të për t”;i ardhur në ndihmë familjes që buzëqeshja dhe jeta normale t”;ju rikthehet serish. Do doja që të vepronit ju dhe miqtë tuaj për këtë njeri sa nuk është vonë!
Rasti konkret është tepër urgjent dhe kërkon një ndërhyrje të menjëhershme në një nga spitalet e specializuara në Bologna të Italisë. Nëse nuk ndërhyhet tani, do të jetë tepër vonë për pacientin.
Do t”;ju lutesha që të bëjmë maksimalitetin e mundur për të shpëtuar një jetë më shumë. Familja e të sëmurit është në dorën tuaj!
Faleminderit paraprakisht!”