Një efektiv policie është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi në Berat duke bërë një gjest tepër të pahijshëm.
Ai është kapur teksa hedh plehrat e shtëpisë në rrugë, pranë trotuarit.
Polici shfaqet i veshur me uniformë dhe nuk e vret mendjen fare nëse qytetarët e tjerë e shohin.
Ai lë plehrat mbrapa shtyllës dhe largohet i qetë.
Qytetari, i cili ka dërguar videon shprehet se ai është punonjës policie në burgun e Beratit.
Kazanët e plehrave në çdo qytet të Shqipërisë, dihet që në shumicën e rasteve nuk janë në vendet e duhura dhe shpeshherë mungojnë, por kjo nuk justifikon gjestin e pahijshëm.