Lajme

Ilir Shaqiri ka një mesazh publik për kryeministrin: Jepu mundësinë fukarenjve të mbijetojnë…

Balerini i njohur Ilir Shaqiri në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një mesazh të cilin e ka bërë publik për kryeminstrin e vendit tonë Edi Rama.

Ai i kërkon Ramës të mos lërë jashtë ndihmës ata që punojnë në të zezë.

Për këtë kategori kryeministri u kërkon që të denoncojnë pronarin në të kundërt s’do të përfitojnë asgjë.

“Jepu mundësine fukarejve të burgosur në shtëpi që të hanë e të mbijetojnë si gjithë të tjerët sepse njeriu më shpejt vdes nga uria sesa nga virusi” shkruan Ilir Shaqiri duke I kujtuar dhe shprehjen e lavdishme të Nënë Terezës.

Postimi i plotë:

“Po i gjykove njerëzit nuk do kesh kohë ti ndihmosh” keshtu thote e lavdishmja Nene Tereza.

“Çfarë faji kanë fëmijët që nëna dhe babai punojnë në të zeze duke mbajtur tulla e llac, duke larë e shplare?

Duhet urgjent dekreti 10% OLIGARK TAKSE per ata që kanë në llogarinë personale bankare 10.000 € e siper!!! MERRU TË PASURVE.

JEPU TË VARFËRVE!!! Duhet shpëtuar mbi të gjitha NJERIU sepse lufta per JETËN kundër virusit është e mundur vetëm me barkun plot, sepse koha e luftes do jetë e gjatë dhe sepse paslufta akoma më e gjatë”, shkruan më tej Iliri në mesazhin e tij drejtuar kryeministrit.

“Kemi prinder te moshuar ne duart e tua dhe te pamundur ti asistojme, prinder qe kane punuar 50 vjet per at vend duke lare me djerse e gjak token qe sot e gezojne oligarket. jepi popullit mundesine te te falenderojne per gjithe kohet qe do vijne per cfare bere dhe si e bere. respekt Ilir Shaqiri.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top