Lajme

Ish deputeti i PD : Bën dhuratën që asnjëri nuk e priste për mjekësinë Shqiptare

Në një kohë kur Shqipëria, ashtu si pjesa më e madhe e globit po përballet me koronavirusin, emer. gjenca e momentit janë pajisjet mjekësore. Në këto kushte, Agron Shehaj ish-deputeti demokrat, njëherazi sipërmarrës i suksesshëm, ka vendosur të blejë 4 respiratorë për të ndihmuar sistemin mjekësor.

Në një lidhje në “Opinion”, ai tha se 2 prej tyre do të jenë për spitalin “Shefqet Ndroqi”.

“Personalisht çfarë kam menduar unë të bëj. Kam pyetur spitalin e senatoriumit, çfarë ju duhet dhe më kanë thënë që kanë nevojë të jashtë.zakonshme për respiratorë dhe ky është një pro.blem në të gjithë botën.

Ju dhatë një shembull se si respiratori bën diferencën mes jetës dhe vde. kjes. Mjekët janë përballë zgjedhjes kë të shpëtojnë dhe kë të lënë të vd. esë, pikërisht për shkak të mungesës së respiratorëve. Kam vendosur që të fal dy respiratorë senatoriumit, i kam porositur.

Janë 4 respiratorë gjithsej. Sigurisht është një numër shumë i vogël, por kjo është ndihma që unë kam menduar. Jam duke u përpjekur që kjo gjë që të ndodhi sa më shpejt, por fatke. qësisht kriza nuk do mbarojë kaq shpejt, ndaj në çdo moment që mund të vijnë, mirë do jetë. Sa më shpejt aq më mirë, kuptohet.

Arbri tha që këto pajisje kanë një kosto shumë të lartë. Ftoj të gjithë ata që dëshirojnë të blejnë, apo së paku të tentojnë, janë të mirëpritur të më shkruajnë pse jo, të shtojmë numrin e respiratorëve”, tha Shehaj.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që sipërmarrësi Shehaj përfshihet në nisma bamirësie.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top