Fjoralba Ponari dhe Nevina Shtylla janë jo vetëm dy moderatore bukuroshe e shumë të dashura për publikun, por edhe mikesha të ngushta. Megjithatë së fundmi ndjekësit e tyre kanë aluduar se Nevina dhe Fjoralba e kanë prishur miqësinë.
Një prej ndjekësve e ka pyetur Fjoralbën lidhur me këtë dhe moderatorja ia ka lënë përgjigjen Nevinës teksa ka postuar edhe një video të tyre bashkë.
Nevina e ka ripostuar videon duke treguar se ato vazhdojnë të jenë mikesha dhe nuk dëshiron të shtojë asgjë pasi video flet vetë.