Lajme

Itali: Bebja tre muajshe del pozitive me koronavirus

Në provincën Casertano, afër Napolit në Itali janë regjistruar deri tani 133 raste pozitive, 9 më shumë se të dielën, këtu përfshihen dhe 11 të vdekur dhe 3 të shëruar.

Në komunën Succivo të kësaj province është regjistruar rasti më i ri pozitiv, bëhet fjalë për një fëmijë vetëm 3 muajsh.

Tre raste të reja janë regjistruar dhe në Kaserta dhe bëhet fjalë për dy gra një 56 dhe një 49 vjeçe dhe një 55 vjeçe.

Gjithsej në qytetin e Kasertas janë 14 të infektuar mes tyre dhe një fëmijë 6 vjeç dhe 2 mjekë.

Numri i personave të infektuar është 63 927 e në 24 orët e djeshme ishin verifikuar 4789 raste më shumë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top