CoVid-19

Itali/ Mposhti koronavirusin, vogëlushi i porsalindur shfaqet i buzëqeshur para kamerës

Më shumë se tetë mijë viktima janë shënuar në Itali nga koronavirusi.

Dy ditët e fundit, numri i viktimave është ulur, por shifrat mbeten sërish të larta dhe të frikshme, pasi numri i të infektuarve ka shkuar në 80 mijë.

Ndërkohë, në gjithë dramën që populli italian po përjeton gjatë javëve të fundit, ka edhe lajme të mira, që japin shpresë.

I tillë është edhe lajmi për shërimin e një foshnje të porsalindur, që ishte infektuar me Covid-19.

Bëhet fjalë për vogëlushin 7-javësh, Leonardo, nga qyteza Corbetta, në provincën e Milanos.

Ai ishte shtruar në spitalin Margenta, pasi kishte rezultuar pozitiv gjatë testimit për koronavirus.

Vogëlushi Leo mundi ta mposhte virusin e rrezikshëm brenda disa ditësh.

Kryetari i bashkisë, Marco Ballarini, reagoi në lidhje me këtë lajm, duke u shprehur:

Mirë se erdhe në shtëpi Leo! Sot kemi edhe një arsye më shumë për të buzëqeshur, për të qenë të lumtur, dhe për t’u ndjerë më të bashkuar se kurrë. Sot ne shikojmë shpresë. Faleminderit shumë Leo, faleminderit prindërit e tij, që nuk u dorëzuan kurrë. Ju sollët gëzim në zemrat e të gjithëve.
Leo i vogël la spitalin ditën e djeshme, pasi rezultoi negativ në testin e dytë.

Siç shihet dhe në foto, vogëlushi i shëruar buzëqesh para kamerës.

Edhe një foshnje nga Bergamo arriti të shërohej plotësisht nga koronavirusi pak ditë më parë.

Burimi: Fanpage.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top