Një avion me 300 pasagjerë të Alitalias nga Roma eshte bllokuar nga autoritetet e Mauritius, një ishull në Oqeanin Indian. Autoritetet vendosën të ndalonin aeroplanin dhe treqind pasagjerë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Koronavirus.
Hyrja në vend është e mundur vetëm nëse udhëtarët pranojnë të qëndrojnë për një periudhë në karantinë, në dy spitale në kryeqytet ose duhet të kthehen menjëherë në Itali, pa zbritur fare.
Sipas “Il Corriere della Sera” në aeroplan janë treqind vetë të lënë pezull.
Në Itali është shënuar vik tima e pestë me koronavirus ndërsa janë regjistruar 152 të infektuar.
Burimi: newsbomb.al