Rudina Dembacaj ishte e ftuar së fundmi në “E diell”, ku u bë pjesë e rubrikës “Trotuar”. Këtë të diel tema ishte për vjehrrit dhe Rudina tregoi për marrëdhënien me dy ish-vjehrrat dhe atë aktuale. Moderatorja u shpreh se është nuse shumë e mirë dhe çdo vjehërr do e kishte ëndërr.
“Jam fiks personi i duhur për këtë temë sepse unë jam tek vjehrra e tretë tani. Kam qenë dhe jam ëndërr e një vjehrre. Jam një nuse shumë e mirë seriozisht”, tha Rudina duke përshkruar më pas nënat e dy ish-partnerëve të saj, Eduart Grishajt e Aleksit dhe nënën e Markut për të cilën tha se ngjason shumë me gjyshen e saj.
“Vjehrra e parë ishte shumë diellore. E dyta ishte tamam intelektuale. E treta është jetë, është shpirt njësoj sikur ishte gjyshja ime”, i përshkroi Rudina vjehrrat.