Ka kaluar një vit që nga sezoni i dytë i “Piter Panit”, ku pjesë e kastit të vogëlushëve ishte edhe Xhejson Bafti. Xhejsoni fitoi dashurinë e të gjithëve dhe u bë shumë i njohur me nofkën “Taramelja”, pasi nuk e shqiptonte dot shkronjën “k”. Tani Xhejson është rritur dhe është rikthyer sot në “Piter Pan”.
Përpara se të ftonte Xhejsonin në skenë, Alketa dha lajmin e madh se ai nuk flet më me “T”.
“Jam e mërzitur shumë se Xhejsoni aty e kishte lezetin”, tha Alketa ndërsa Xhejsoni erdhi në skenë duke mbajtur një “T” të madhe.
Madje për ta vërtetuar që tani i shqipton si duhet fjalët, vogëlushi tha disa fjalë që fillojnë me shkronjën “k”.
Alketa tha se Xhejsoni do jetë prezantues krah saj dhe ai u shpreh shumë i lumtur për rikthimin në skenën e “Piter Pan”.