Moderatorët e njohur Ori Nebijaj dhe Isli Islami me vite na kanë bërë shoqëri çdo mëngjes me emisionin ‘Wake up’ në Top Channel. Dyshja ruajnë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe madje as thathethemet për një lidhje të mundshme nuk kanë munguar.
Së fundmi Ori ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto krah Islit, duke dhuruar puthje. Një mike e dyshes ka bërë një koment, që i ka bërë të gjithë të dyshojnë se thashethemet e lartpërmendura janë të vërteta.
“Me puthje që në mëngjes. Hajde për hajër”, shkruan ajo. Ndërkohë Ori ka replikuar duke thënë se ata e nisin që në shtatë: “Hahahha, po ne e nisim që në 7-ë”. Mikja nuk e ka lënë me kaq, duke treguar se puthjet e orës 7-ë i kanë për vete. Me shaka apo jo, këto komente mes mikeshave i kanë bërë të gjithë të dyshojnë!