Lajme

Jozefina Topalli flet për nipin: Nuk dua të më thërrasë gjyshe, por…

Pasditen e sotme e ftuar në emisionin ‘Rudina’, ishte ish-kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.  Para disa muajsh ajo u bë gjyshe për herë të parë dhe e ftuar në studio ka folur rreth nipit të saj, Nikolasit.

Ajo ka treguar se ardhja e tij në jetë ka qenë dhurata më e bukur. “Ishte dhurata më e bukur që mund të kishim për Krishtlindje dhe Vitin e ri. Nikolas ka filluar të komunikojë, sigurisht që komunikimi i tij është me buzëqeshje me shikim, me drejtimin e duarve, apo të kap dorën dhe të shtrëngon gishtin, por e veçanta e tij është se ai që sa hap sytë buzëqesh dhe kjo është një mrekulli e Zotit. Kështu që ky vit ka qenë i veçantë, special dhe faleminderit Zotit që na ka bërë kaq bukur dhe kaq të dashur”, është shprehur Jozefina.

Po ashtu Topalli ka treguar se dëshiron që kur Nikolasi të rritet, të mos e thërrasë gjyshe por nëna Ina. “Nuk më pëlqen të më thërrasi gjyshe të them të vërtetën. Por do më thërrasë nëna Ina, besoj. Se mua kështu më thërrasin në shtëpi. Ose do më thërrasë në emër, nuk e di, nuk i jap shumë rëndësi kësaj. Ajo që dua është të rritet i shëndetshëm me mamin dhe babin e vet dhe të kenë qetësi në familjen e tyre dhe të kenë shëndet dhe jetë”, ka treguar ajo në studio.

Burimi: “Tv Klan”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top