Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Siluetë”. Ajo ka pranuar publikisht se është në një lidhje, ka folur për partnerin e saj, si dhe ka treguar se po bashkëjetojnë.
Olta ka zbuluar se është në lidhje me një djalë me ekonomi mesatare dhe të dy së bashku ia dalin mbanë. “Mund ta etikojmë vitin 2020 si vitin e dashurisë? A ke kap ndonjë është ideja?”, është pyetur aktorja, pyetje së cilës i është përgjigjur: “Po! Kam rënë në një gjendje të rehatshme. Në një lumturi.” Më tej e pyetur nëse partneri është me flokë apo tullac (për të kuptuar sa lekë ka), Olta është shpehur se lekët nuk janë të rëndësishme dhe se për të më me rëndësi është dashuria. “Për mua ka rëndësi që të bie në dashuri. Po jetoj me një djalë me ekonomi mesatare dhe përpiqemi t’ja dalim të dy. Unë kam biznes timin kam një jetë që punoj”, ka treguar ajo.