Moderatorja bukuroshe Lei Kraja ishte këtë të mërkurë e ftuar në emisionin ‘Soiree” me Jonida Shehun në “Top Channel”. Ajo ka folur për historinë dhe eksperiencën e saj në Amerikë (ku është rritur dhe është shpallur Miss).
Lei ka treguar se në Amerikë jo gjithçka ka qenë fushë me lule për të dhe se fillimet kanë qenë shumë të vështira. Në vitin 1991 ajo dhe prindërit e saj janë zhvendosur në New York dhe kanë nisur një jetë të re nga zeroja.
“Vendosa që të bëhem e pavarur finaciarisht dhe të mos kem as nga mami dhe as nga babi ndihmë. Shkova në New York për të jetuar. Unë nuk shkova si modele në New York, modelingun e kisha më shumë si hobi dhe prindërit nuk e kanë pasur qejf fare këtë pjesën e shoëbizit, sidomos mami im që është diplomuar për 3 degë, e urren dhe nuk e kupton artin. Kështu që unë shkova në Neë York për ta provuar, për të bërë qejf. Isha single, 22 vjeç. Fillova punë në një zyrë aty, por nuk më dilnin paratë edhe fillova një punë të dytë si kamariere, banakiere. Më duket sikur kam jetuar një maratonë, nuk flija kurrë, më merrte malli për gjumë. Shkoja bëja ndonjë cast, ndonjë photoshooting. Kishte shqiptarë pafund dhe më pëlqente kjo gjë”, ka rrëfyer Lei Kraja në Soiree.