Ushqime

Këshillohet të përdoret pothuajse çdo ditë për rreth 45 ditë : Cfarë është kjo lule dhe ku mund ta gjejmë atë, këtë na e tregon mjeku Ylli Merja

Të gjithë ata që vuajnë nga ank. thi apo str. esi, tashmë mund të përdorin një kurë me bimë medicinale dhe aspak të kushtueshme.

Ndikon në sistemin e tretjes, ka efekte qetësuese në organizëm, prandaj ndihmon në ngërçet e stomakut dhe ndihmon në dje. giet e tij gjithashtu. Lulja e basanit ndihmon në shërimin e ulçerës dhe gastritit, prandaj këshillohet të përdoret pothuajse çdo ditë për rreth 45 ditë nga individët që vuajnë nga stomaku.

Çfarë është lulja e basanit dhe ku mund ta gjejmë atë?

Lule basani është bimë barishtore shumëvjeçare e familjes Hypericaceae (Guttiferae). Në vendin tonë kjo është një bimë që rritet gjerësisht në zonat e ulëta.

Periudha që mblidhet lule basani është në fund të majit dhe në fillim të qershorit. Bima mund të përdoret e thatë, ose e njomë. Kur është e njomë, sasia e bimës që përdoret duhet përgjysmuar, pasi përbërësit kimikë janë më të fuqishëm në bimën e njomë.

Kësaj bime i përdoren vetëm majat e lulëzuara për veti kurative. Kjo bimë rritet e gjatë deri në 50 cm, por pasi mblidhet, pritet rrënja e bimës dhe një pjesë e kërcellit që nuk përmban lule (rreth 20-30 cm të gjata) dhe thahen në hije.

Mund të përmendni disa prej vetive ki. mike të lules së basanit?

Lule basani është një bimë çudibërëse. Ka efekte në të gjithë organizmin dhe ka një përdorim shumë të gjerë. Ndikon në sistemin e tretjes, ka efekte qetësuese në organizëm, prandaj ndihmon në ngërçet e stomakut, ndihmon në dje. giet e tij gjithashtu.

Kjo bimë ndihmon në shërimin e ulçerës dhe gastritit e prandaj këshillohet të përdoret pothuajse çdo ditë për rreth 45 ditë nga individët që vuajnë nga stomaku. Nëse keni djegie apo kthim të ushqimit, bima ndihmon në rregullimin e funksionit të muskujve të stomakut, duke i qetësuar ato, duke sinkronizuar kështu mbylljen dhe hapjen e këtyre muskujve.

Si ndikon kjo bimë në uljen e inflamacionit të brendshëm?

Lulja e basanit ndikon në rigjenerimin e mukozave të brendshme të organeve, kështu ul inflamacionin e brendshëm. Nëse konsumoni shumë kafe gjatë ditës, e cila rrit inflamacionin e organeve të brendshme dhe rrit gjendjen e hiper aktivizimit, mund të zëvendësoni një kafe me një gotë çaj me lule basani dhe kështu e ndihmoni trupin tuaj të qetësohet dhe të vazhdojë punën normalisht.

A ka ndonjë efekt lulja e basanit në sistemin nervor?

Bima ndihmon në qetësimin e sistemit nervor. Ndikon në qetësimin e ank. thit dhe stre. sit, ndikon direkt në sistemin nervor duke e qetësuar atë, pa shkaktuar efe.kte an.ësore.

Në rast se keni prob. leme me pagjumësinë apo keni një situatë stre. suese, e cila ju ndikon në gjumin tuaj mund të përdorni çdo natë për 30 minuta deri në 1 orë para gjumit një gotë me çaj lule basani.

Kjo ndihmon në një gjumë të qetë e në largimin e gjendjeve str. esuese. Bima ndikon në rregullimin e sekretimit të hor. moneve nga truri, prandaj edhe ka efekte qetësuese.

Si mund të përgatitet vaji i basanit?

Lulebasani përdoret e plotë, ose e copëtuar. Mund të përdoret si çaj, ose mund të përdoret vaji i bimës. Do. za ditore për të rriturit është 2-4 gramë material bimor. Zakonisht, 1 lugë çaji në një gotë me ujë. Rekomandohet 1-2 gota në ditë para ushqimit.

Për të përgatitur vaj basani veprojmë kështu: merret lulja e basanit e njomë, priten me gërshërë vetëm lulet e bimës dhe hidhen në një enë qelqi, mbulohen komplet lulet me vaj ulliri dhe lihet përzierja në diell për 45 ditë. Pas 45 ditësh kullohet vaji dhe ruhet në errësirë.

Nga ky vaj konsumohet 1 lugë gjelle në mëngjes çdo ditë përpara ushqimit. Vaji i lule basanit mund të përgatitet edhe me lulen e thatë të bimës, mjafton që përpara se ta futni në vaj lulet e bimës duhet të futen në ujë të valuar përpara për 2-3 minuta. Pastaj lihet të kullojë pak uji dhe futen menjëherë në vaj ulliri.

A gjen përdorim të jashtëm kjo bimë?

Vaji i lules së basanit përdoret edhe për përdorim të jashtëm. Përdoret në trajtimin e pla. gëve, djegieve dhe pezmatimeve të lëkurës. Vaji i lules së basanit është shumë i fuqishëm në mbylljen e pla. gëve, ndihmon në rigjenerimin e qelizave të mukozave të brendshme.

Përdoret në kremra rigjenerues për pl. agë si dhe për rigjenerimin e kurimin e hemoroideve në fund të zorrës së trashë. Është ushqyes e rigjenerues i zorrës së trashë.

Kremi kundër hemoroideve arrin të hyjë në thellësi të zorrës, pasi përthithet shumë shpejt nga zorra e trashë. Ky krem e ushqen, lubrifikon dhe mbyll pla. gët e brendshme në zorrë.

Ku duhet të tregohet kujdes gjatë përdorimit të vajit të basanit?

Siç theksova, vaji i lule basanit përdoret për lyerje të lëkurës, por lëkura e lyer nuk duhet të ekspozohet në dritën intensive të diellit. Pasi ndikon në formimin e njollave kafe në trup, nëse ekspozoheni në diell me vajin në lëkurë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top