Kina sot raportoi 36 raste të reja personash të infektuar me koronavirus, ndërsa mësohet se 35 prej tyre kohët e fundit kishin ardhur në kontinent nga jashtë.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Xinhua, vetëm një rast i transmetuar në vend raportohet nga Provinca Guangdong.
Shtatë pacientë me koronavirus, përfshirë gjashtë në provincën Hubei dhe një në Shanghai humbën jetën ditën e djeshme.
Në një deklaratë, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha se nuk raportohet vdekje nga rastet e importuara.
Janë 691 raste të konfirmuara të importuara, 20 në gjendje kritike dhe 169 raste të dyshuara, tha komisioni.
Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë dhjetorin e kaluar, virusi është përhapur në të paktën 180 vende dhe rajone, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA.
Të dhënat e saj tregojnë se numri i konfirmuar i infeksioneve në të gjithë botën ka tejkaluar 860.700, me numrin e vdekjeve mbi 42.300 dhe më shumë se 178.300 të shëruar.