Kudo ka frikë prej koronavirusit, nga i cili kanë humbur jetën shumë persona. Numri i personave të infektuar me këtë virus është rritur në zonën e North Rhine-Westphalia.
Shumë njerëz të infektuar me këtë virus janë vendosur në karantinë.
Me koronavirus janë infektuar edhe katër fëmijë në rrethin e Heinsberg në Gjermani.
Frika dhe pasiguria në këtë zonë mbizotron, por në të njëjtën kohë ka edhe nga ata persona që nuk kanë frikë fare nga ky virus.
E tillë është edhe historia e 47-vjeçares, Petra Nievelstein. Ajo ofron ndihëm e saj në mënyrë bujare për personat që janë të vendosur në karantinë.
Kjo grua është cilësuar si një engjëll dhe si një grua shumë e fortë që nuk ka frikë nga asgjë.