Së fundmi vajza e Zaimina Vasjarit, Khloe festoi 2-vjetorin dhe këngëtarja e biznesmenia i kishte organizuar një festë përrallore. Gjatë kësaj feste, Zaimina dha një intervistë për emisionin “Prive”, ku zbuloi ç’po ndodh me jetën e saj momentalisht dhe planet e së ardhmes.
E pyetur nëse e ka në plan ta bëjë Khloen me motër ose vëlla, Zaimina u përgjigj se e bija ka dy motra tashmë, duke iu referuar vajzave të bashkëshortit. Por edhe pse aktualisht nuk është në pritje të fëmijës së dytë, këngëtarja shprehu dëshirën për ta bërë Khloen me vëlla pasi bashkëshorti i saj, Klodi e dëshiron shumë.
“Na pëlqen familja e madhe, të kemi shumë fëmijë, na pëlqen të ketë zhurmë shtëpia sepse fëmijët janë gëzim”, u shpreh Zaimina.
Zaimina tregoi se në të ardhmen do bëjë dasmë dhe zbuloi disa detaje.
“Dua një ceremoni jo tradicionale. Do e bëj jashtë, e di vendin ku e dua. Të gjithë dasmën e kam të detajuar në mendje si do e bëj, por nuk ka ardhur momenti akoma”, tha ajo.
Zaimina prej vitesh është larguar nga muzika, por ajo dha edhe një lajm tjetër të bukur, që këtë vit do të rikthehet me një këngë të re.
“Është surprizë. Diçka mund të ndodhë këtë vit”, tha Zaimina duke mos zbuluar më shumë nga surpriza./Xing.al