Fotot e një luani kockë e lëkurë po bëjnë xhiron e botës. Ky luan ndodhet në një kopsht zoologjik në kryeqytetin e Sudanit.
Në këtë kopsht zoologjik një tjetër luan ka ngr ordhur për shkak të mungesës së ushqimit.
Një nga kujdestarët e kopshtit ka thënë se nuk ka fonde për të blerë ushqim për kafshët dhe se shpesh herë ata i blejnë ushqimet me paratë e tyre.
Gjithashtu për luanin e bërë kockë e lëkurë nga uria ka nisur një fushatë online për të mbledhur para, që t’u blihet ushqim si atij dhe kafshëve të tjera që ndodhen në kopshtin zoologjik.
Shteti i Sudanit është në krizë ekonomike dhe për ditë e më shumë banorët po largohen nga vendi.