Një nga fushat ku jepen më shumë tendera është ajo e Shëndetësisë, ku edhe pse çdo vit derdhen me miliarda lekë, shërbimi shëndetësor nuk është se ka ndryshuar shumë nga vitet e fundit dhe premtimi i kryeministrit Rama për shëndetësi falas tashmë është harruar.
Ka shumë kompani që operojnë në fushën farmaceutike dhe që fitojnë shumë tendera.
Një prej këtyre kompanive është edhe “Genius Shpk”.
Vetëm në fundin e janarit kjo kompani ka fituar dy tendera nga Spitali Rajonal i Vlorës.
Në tenderin e parë me objekt “Mirëmbajtje pajisje laboratorike” i cili do jetë për një afat 1-vjeçar, fondi i fituar është 23 milionë lekë.
Kjo kompani e drejtuar nga Besnik Çullhaj ka fituar tendera pothuajse në të gjitha spitalet e Shqipërisë. Mesa duket Cullhaj ka ditur mjaft mirë çfarë kompanie të hapi sepse më të ka fituar një “ Jackpot”.
Por a i kanë marrë qytetaret shqiptarë këto shërbime? A janë kryer këto shërbime me të vërtetë apo paratë e taksapaguesve kanë shkuar në xhepin e bossave?