Një infermiere me kostum mbrojtës dhe maskë, e cila po trajton të sëmurët në Wuhan të Kinës, ka thënë se të prekurit nga koronavirusi në këtë vend janë rreth 90 mijë persona. Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo që kanë dhënë autoritetet kineze.
Sipas tyre, të prekurit janë vetëm 1975. Ky virus i ri deri tani i ka marrë jetën 56 njerëzve dhe është përhapur në shumë vende të botës.
Në një video të postuar në internet, gruaja e paidentifikuar thotë:
Jam në zonën ku nisi koronavirusi. Jam këtu për të thënë të vërtetën. Në këtë moment, në provincën Hubei, duke përfshirë zonën ëuhan, 90 000 persona janë infektuar nga koronavirusi. Ata që po e shikojnë këtë video, të mos dalin jashtë. Mos shkoni nëpër festa, mos hani jashtë. E festojmë çdo vit Vitin e Ri Kinez. Nëse qëndroni të shëndetshëm, do e takoni vitin tjetër familjen tuaj”.