Lajme

Koronavirusi/ Rama apel shqiptarëve: Mos blini maska, harxhoni lekë kot! S’është fundi botës

Ditën e sotme në seancën plenare nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri i vendit Edi Rama e nisi fjalën e tij me një apel drejtuar shqiptarëve në lidhje me virusin Korona, atë që ka frikësuar një botë të tërë.

Megjithëse këshillat për t’u mbrojtur janë shpërndarë gjerësisht dhe çdo popull i Europës dhe jo vetëm, qarkullon me maska në rrugë, teksa farmacitë e vendit tonë e për më tepër as spitalet, nuk janë të furnizuara me maska të tilla, KM na qetëson me një këshillë që “ha bukë veç”.

Ai iu drejtua popullit duke i bërë thirrje të mos blenë maska sepse harxhojnë lekë kot, duke përgënjeshtruar kështu OBSH, duke deklaruar se maskat në të vërtetë, sipas KM nuk të mbrojnë nga prekja por shërben që vetëm të pasurohen shitësit e tyre.

Tashmë Rama përpos rolit të Kryeministrit, Kryeprokurorit, Kryeredaktorit të mediave të shitura, Kryegjykatësit, tashmë jep edhe këshilla shëndeti duke i marrë rolin drejtorit të OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetit), duke këshilluar shqiptarët të mos mbrohen me maska, këshillë kjo e dhënë nga ekspertë të mjekësisë në botë.

Pjesë nga fjala e tij:

Duke folur për maskat, thirrja që bën OBSH mos harxhoni lekë për maska, maskat nuk mbrojnë personat nga prekja, maskat janë të dobishme për personelin, të prekurit dhe ata që u shërbejnë të prekurve, për të tjerët nuk kanë asnjë dobi dhe nuk mbrojnë nga asgjë, që histeria për tu maskuar që ka përfshirë botën është harxhim i parave dhe mbushje e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top