Dy persona humbën je tën në Itali nga koronavirusi gjatë orëve të fundit.
Deri më tani, mediat italiane raportojnë se numri i të prekurve në vend ka shkuar në 53, gjë e cila ka alarmuar autoritetet.
Ditën e djeshme ndë rroi je të një i moshuar 77-vjeç në spitalin e Padovas, ndërsa sot hu mbi je tën nga koronavirusi një 27-vjeçare nga Lombardia.
39 nga personat e infektuar nga koronavirusi janë raportuar në Lombardi, ndërsa 12 të tjerë në Veneto.
Por si paraqitet situata në Itali?
Frika nga koronavirusi ka shkaktuar pa nik dhe ka os në Itali. Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video, e dërguar nga një emigrant shqiptar që jeton prej disa vitesh në Itali.
Ai tregon se ishte sot pasdite për të marrë furnizime ushqimore në një supermarket në qytetin Cremona, ku ai banon. Siç shihet dhe në video, produktet në supermarket thuajse janë boshatisur.
Emigranti shqiptar shprehet se njerëzit janë izoluar nga frika prej koronavirusit.
Mesazhi i plotë:
Prsh JOQ. Shikoni si jane boshatisur supermarkatat ne itali . Njerezit jane izoluar nga frika e coronavirus. Videon e kam bere disa minuta me pare kur po merrja furnizimet. Video eshte filmuar ne Cremona te Italise, ku banoj prej 18 vitesh. Faleminderit.”