17 shkurti është një ditë e shënuar për gjithë shqiptarët kudo që janë, pasi përkon me datën kur Kosova u shpall shtet i pavarur.
Si sot 12 vite më parë, shteti i dytë shqiptar u shkëput plotësisht nga “presioni” serb.
Në kuadër të 12-vjetorit të pavarësisë, në Kosovë do të organizohen një sërë aktivitetesh nga institucionet qendrore dhe lokale kosovare. Kosova nuk është njohur si shtet i pvarur nga disa shtete, por kjo nuk ka penguar që ajo të ketë përfaqësinë e saj në çdo fushë.
Kujtojmë se shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia dhe Britania e Madhe.
Pavarësia Kosovës, pavarsisht flamurit të tyre që i përfaqëson si shtet, festohet më së shumti me flamur kuqezi.
Lidhja e fortë mes dy shteteve “vëllezër” ka qënë prej kohësh, mirëpo ndihmat masive pas tërmetit tragjik në Shqipëri vulosën gjithçka.
Gëzuar Pavarësinë Kosovë!