Me anë të kësaj recete ju mund të përgatisni disa kuleç të shijshëm dhe shumë praktikë. Ja si…
Përbërësit
500gram miell.
1 vezë.
2 lugë gjelle vaj ulliri.
pak kripë.
1 lugë kafeje sodë buke.
5 lugë gjelle me kos.
Përgatitja:
Kombinoni të gjithë përbërësit në një tas dhe punojeni mirë brumin. Ngjesheni mirë brumin dhe e lini të qendrojë përreth 30 minuta. E ndani në 6 toptha të vegjël (ose më shumë, sipas dëshirës).
I hapni topthat me dorë, në formë rrumbullake dhe i vendosni për ti skuqur në një tigan me vaj luledielli. Shijojini!