Ushqime

Kura e Saktë me Çaj Mali Kundër Kollës, Ftohjeve dhe Virozave

Të ngroh organizmin dhe shpirtin por mbi të gjitha efektet e tij janë fantastike për të mposhtur virozat, gripin dhe të ftohurën.

Çaj i ngrohtë mali me gjalpë, ëmbëlsuar me pak mjaltë dhe pak lëng limoni për vlera më të forta është një ndër kurat më të forta që mbrojnë organizmin.

Një traditë e trashëguar brez pas brezi në gjithë Shqipërinë, çaji i malit përzihet me lëng limoni, mjaltë dhe pak gjalpë.

Ky i fundit është një element që e bën shijen e çajit mjaft interesante dhe aspak të çuditshme, sidomos për ata që kanë probleme me kollën ose fytin.

Nëse ju pëlqen çaji i malit, atëherë përdoreni shpesh kështu, në mëngjes, por edhe në mbrëmje.

Përzierja e tij me gjalpin rrit forcën vepruese të vlerave ushqyese.

Gjalpi është tepër i pasur me vitamina dhe minerale.

Ai përmban kalçium, fosfor, potassium, zinku dhe magnezi.

Receta e Përgatitjes në Shtëpi

Përbërësit

  • Një grusht me çaj mali
  • Një lugë çaji me mjaltë
  • Dy lugë gjellë me lëng limoni
  • Një lugë çaji me gjalpë të freskët
  • Një filxhan çaji me ujë

Përgatitja

  • Si fillim zjejmë ujin.
  • Në ujin e nxehtë hedhim çajin e malit, e lëmë të zjejë deri në 10 minuta.
  • E heqim nga zjarri dhe e hedhim në filxhan.
  • Më pas hedhim lugën e mjaltit dhe lëngun e limonit, në fund gjalpin e freskët.
  • Çaji pihet kur është i ngrohtë.

Çaji me Fuqitë e Një Mali për Shëndetin

Çaji i malit është aset që natyra i ka dhuruar njeriut për t’a ndihmuar në mirëqenien e organizmit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji i malit shqiptar ka efekte të fuqishme në forcimin e imunitetit.

Ai ndikon për një tretje shumë të mirë të lehtë ndërsa lufton alergjitë e astmën, dhimbjet e kokën e sinozitin.

Çaji i malit ka një fuqi të jashtëzakonshme gjithashtu në trajtimin e sëmundjeve të të ftohtit.

Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit.

Vlerat e Limonit dhe Mjaltit

Jo më kot, cilësohet si fruti i jetëgjatësisë. Limoni është një pasuri vlerash të çmuara për shëndetin.

Vetitë kuruese të tij janë të fuqishme falë vitaminave C dhe P, të cilat i bëjnë efektet shëruese të limonit të menjëhershme për organizmin e njeriut.

Mjalti, është cilësuar ndër shekuj si nektari i perëndive, e vijon të jetë i tillë edhe sot. Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues.

Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës.

Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure.

Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike./nga AgroWeb.org/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top