SHBA-ja është vendi më i prekur në botë, sa i përket numrit të personave të infektuar me Covid-19.
Deri më tani, kanë humbur jetën 3580 persona nga Covid-19 në SHBA, dhe janë konfirmuar mbi 180 mijë raste.
Situata më dramatike e koronavirusit në SHBA është në New York, ku është dhe vatra më e madhe e infektimeve.
Ndërkohë, një lajm i trishtë vjen pikërisht nga New York, ku tre shqiptarë janë konfirmuar si viktima të koronavirusit.
Lajmi është dhënë gazetarja Kozeta Turishta, e cila në një lidhje me Skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, raportoi të dhënat më të fundit të situatës së krijuar nga koronavirusi në New York.
Gazetarja tha se mes shqiptarëve të mbetur viktimë nga koronavirusi ishte edhe një 29-vjeçar.
Turishta tha se mes personave të infektuar është edhe mikesha e saj e ngushtë, si dhe ka shumë shqiptarë të prekur nga Covid-19.
Ajo tha:
Tre shqiptarë janë viktima në New York, një djalë i ri 29 vjeç ka vdekur 2 dite më parë. Ishte martuar pak muaj dhe ka ndërruar jetë. Një shqiptar pak para se të lidhesha me ju më njoftuan që në Nju Xhersi ka humbur jetën dhe familjarët nuk e përcjellin dot në banesën e fundit. Mikesha ime më e mirë është e infektuar nga koronavirus dhe ka shume shqiptare të tjerë të prekur, që kanë simptoma dhe nuk janë simptoma si të gripit te thjeshte janë më komplekse.
Gazetarja shqiptare theksoi se situata në New York është tejet kritike. Ajo tha se ka rreth 67 mijë të infektuar dhe 900 viktima nga virusi vetëm në New York.
Ajo shtoi:
Unë jam në Nju Jork, jam në karantinë dhe situata është tepër kritike. Nju Jork është epiqendra e Covid 19. Bilanci është bilanc lufte. 67 mijë të infektuar 900 të vdekur nga virusi dhe ndërsa në Amerikë janë më shumë se 3 mijë të vdekur. Brenda 24 orëve vdesin më shumë se 100 persona. Situata nuk është fare e mirë. Nëse del në rrugët e Nju Jorkut është e frikshme. Spitalet janë të tejmbushura. Presidenti Trump solli anijen spitalore të katërt, e cila duket sikur të jep një shpresë. Ky virus është një armik i padushkëm.