Pas dy javësh i humbur gjendet i pajetë, i mby.tur në një kanal me ujë në zonë në e Shkozës, 5-vjeçari Klodian Hashimi Vogëlushi ishte denoncuar 2 javë më parë i zhdukur në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv.
Klodian Hashimi rezultonte i humbur në 17 shkurt të këtij viti, nga parku i lodrave pranë banesës në Shkozë. Pikërisht në një kanal me ujë pranë zonës ku banon familja e tij, djali është gjetur i mby.tur.
Konfirmimin e dha në redaksinë e Report Tv, xhaxhai i tij i cili është njoftuar nga i ati i Klodianit, se 5-vjeçari u gjet fatk.eqësisht i pajetë.
“E kanë gjetur brenda në ujë përmb.ysur, 100 % ai është. për atë dyshohet, se nuk është në kërkim asnjë tjetër fëmijë në lagje. Vëllai më tha që është Klodiani. Është një pellg me ujë, mund të ketë kaluar ndonjë gardh e të ketë rënë. Unë jam në Pogradec, tani po vij, por për Klodianin më thanë se është ai”, tha në një lidhje telefonike për Report Tv Adriatik Trëndafili, xhaxhai i djalit.
Sipas deklarimeve të familjarëve më 20 shkurt në emisionin “Pa Gjurmë”, 5-vjeçari u la i vetëm për rreth 30 minuta duke luajtur me fëmijët e tjerë dhe pastaj u zhduk pa asnjë gjurmë.