Largimi në masë i të rinjve nga Shqipëria është kthyer në një problem shqetësues.
Së fundmi në lidhje me këtë temë ka folur edhe avokati Altin Goxhaj. Sipas tij të rinjtë po ikin për shkak të nivelit të mësimdhënies që u ofrohet.
Gjatë fjalës së tij ai ka ironizuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën, duke u shprehur:
T’u thuash të rinjëve shqiptarë thjeshtë do iu përmirësoj arsimin nuk mjafton, është njësoj si t’u thuash po iu përgatis për Gjermani.’’
Më tej ka shtuar:
Duhet të këtë një infrastrukturë më të mirë në mësimdhënie ashtu edhe në kurrikula, fjala bie në teknologji informacioni dhe ti orientosh drejt tregut të punës.”
Ndër të tjera ai ka thënë se teksa të rinjtë shqiptar ikin nga Shqipëria një krah i lirë pune do të vijë për t’i zvendësuar ata.
Goxhaj e ka argumentuar kështu:
Emigracioni i të rinjëve për një jetë më të mirë vjen si pasojë e papunësisë dhe krahut të lirë të punës duke e krahasuar me fenomenin e ardhjes së shtetasve të tjerë emigrant në vendin tonë siç janë afrikanët përshembull ç’ka ul ndjeshëm krahun e punës.’’