Ledri Vula ka vendosur që t’i largohet të ftohtit për të kaluar disa ditë të ngrohta pushimi në Maldive. Reperi ka shkuar në Maldive me të dashurën e tij, Sarën, por edhe në shoqërinë e një çifti shumë të njohur.
“Prive.al” ka mësuar se Ledri po i kalon pushimet në shoqërinë e Ermal Fejzullahut, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
Ledri dhe Ermali janë miq të ngushtë kështu që kanë menduar pushimet t’i kalojnë bashkë.
Ermali dhe Ariana kanë postuar plot foto e video nga pushimet ndërsa Ledri dhe Sara janë treguar më të rezervuar.