Trejsi Sejdini, një nga modelet më bukuroshe e më seksi të ekranit, ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku foli rreth jetës së saj luksoze që është komentuar shumë në media. Trejsi e cila njihet për jetën e luksit, makinat e shtrenjta dhe veshjet firmë, tregoi se këtu ku është sot ka arritur me forcat dhe kurajon e saj.
Bukuroshja u shpreh se është femër ‘self-made’, që do të thotë gjithçka e ka arritur vetë.
“Çdo gjë që kam arritur në jetën time e kam arritur vetë. Normal që kam pasur mbështetjen e familjes sime për çfarëdo lloj hapi që kam ndërmarrë në jetë, si mbështetje ekonomike ashtu edhe shpirtërore. Self-made jam sepse çdo gjë e kam arritur me kurajon time dhe egon time”, u shpreh Trejsi.