Lajme

“Mallin merre, shpirtin jap”, plaku i gjorë të thyen zemrën me fjalët që u thotë policëve të Veliajt

Drama e radhës e fatziut që përpiqet të mbijetojë në një shtet ku dhe mbijetesa është kthyer në sfidë të mundimshme, përballë pushtetit të plotfuqishëm që ‘ruan me dorë të hekurt zbatimin e ligjit’, luhet në mes të Tiranës…

Pamjet paraqesin kon fliktin e një burri që duket rreth të 50-tave, thatanik, i cili mesa kuptohet shet hekura për të siguruar të ardhura, dhe policëve të Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj.

Nga pamjet, kuptohet se këta të fundit kërkojnë ti sekuestrojnë burrit karrocën bashkë me disa hekurishte. Drama e njeriut të pafuqishëm filmohet nga kalimtarë, të cilët e mbështesin, duke u kërkuar policëve ta lejojnë të ushqejë familjen, shkruan Boldnews.al.

Edhe me mbledh mbeturina nuk të lënë… mos e kap me dorë”, dëgjohen thirrje, drejtuar policëve të Veliajt. Unë mbaj familjen me këtë… Po më merrni bukën e gojës… Unë karrocën s’ta jap, mallin merreni, shpirtin jap…
Mos ua vr isni dinjitetin dhe mos ua hiqni bukën e gojës këtyre njerëzve të ndershëm.

Videon e ka postuar në FB Rivelino Cuno, kryetari i Partisë për Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë, i cili i drejton një kërkesë kryebahskiakut të Tiranës Erion Veliaj: Mos ndëshko të varfrit e ndershëm!

A ju duket e drejtë që ky qytetar ndalohet nga policia Bashkiake në mënyrë të pa drejtë, bru tale, jo ligjore, vetëm sepse ai mbledh hekura për të siguruar bukën e familjes. Ky person as nuk vjedh, as nuk shkel ligjin, as nuk mashtron por bën këtë punë që di e mundet të bëjë me ndershmëri e dinjitet me djersë e sakrifica. Ligji mbi të varfërit bie si çekan. Për të korruptuarit e pushteteve dhe kri minelët është melhem. Mos ua vr isni dinjitetin dhe mos ua hiqni bukën e gojës këtyre njerëzve të ndershëm. Asnjë e keqe nuk i vjen Shqipërisë nga të ndershmit që e fitojnë bukën e gojës dhe ushqejnë fëmijët me punë e djersë të ndershme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top