Reperi Stresi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Klanifornia”, ku në një intervistë me Marina Vjollcën zbuloi shumë të pathëna. Por edhe vetë Marina zbuloi një informacion që nuk e dinim për të dhe Stresin.
Stresi u emocionua me të hyrë në skenë duke u shprehur se para Marinës ndihet sikur është para kryeministrit.
“Kam shumë emocione para teje, kam qenë në të gjitha emisionet, por këtu ndihem sikur jam para kryeministrit aktual. Je një ndër vajzat më të mira që unë kam parë ndonjëherë, të respektoj maksimalisht, je më e mira s’ka mbi ty”, u shpreh Stresi dhe Marina e falenderoi. Moderatorja pas këtij momenti zbuloi se ajo dhe Stresi janë rritur në një lagje.
“Unë dhe Stresi jemi rritur në një lagje dhe kemi qenë komshinj shumë të mirë. Stresi i vogël e donin të gjithë vajzat dhe ky ves nuk i ka ikur akoma. Unë atëherë kam qenë shumë e vogël, rroça poça”, tha Marina.
“Ti ke qenë gjithmonë motra ime dhe do ngelesh gjithmonë”, ia ktheu Stresi.